Në seancën gjyqësore ndaj Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt, dëshmitarja e Zyrës së Prokurorit të Specializuar u është përgjigjur pyetjeve të avokatit të Gucatit, Jonathan Elystan Rees, rreth dokumenteve të emërtuara si paketa 3, të cilat ishin sekuestruar nga OVL-UÇK.
Dëshmitarja Zdenka Pumper, e cila është hetuese në ZPS, ka thënë se materiali të cilin e ka shqyrtuar dhe emërtuar si paketa 3 përfshin dokumente nga organizatat ndërkombëtare dhe intervista me individë.
Avokati Rees: Në lidhje me paketën 3 dhe materiali që ju e përmendet si material i marrë nga subjektet e tjera, organizatat ndërkombëtare, që ju e etiketoni paketa 3, përfshirë referencën ndaj deklaratave të dëshmitarëve në çështje të tjera, nuk ka përfshirë deklaratat e dëshmitarëve apo provat që lidhen me to, të tyre?
Dëshmitarja Pumper: Materiali për të cilin flas përfshin dokumente të cilat i kishim përfituar nga organizatat ndërkombëtare dhe gjithashtu intervista të kryera me individë të cilët përmenden në paketën 3.
Avokati Rees: Mendova dokumentet që i keni etiketuar paketa 3 ishin kopje të paplota të produkteve të punës së brendshëm të ZPS-së, për të përmendur fjalët tuaja.
Dëshmitarja Pumper: Po.
Avokati Rees: Pra, nuk përfshiu deklaratat e dëshmitarëve dhe dokumente të tjera si transkripte për shembull.
Dëshmitarja Pumper: Dokumentet përmbajnë referenca ndaj dokumenteve dhe intervistave me individë.
Pas kësaj, seanca ka vijuar e mbyllur me kërkesë e prokurores, për shkak të referencës në numrin e çështjeve.
Tutje, avokati Rees ka prezantuar disa dokumente, të botuara në media, por të njëjtat nuk kanë qenë të hapura për publikun.
Ai ka pyetur hetuesen e ZPS-së rreth kopjimit të dokumenteve të cilat janë pjesë e paketës 3.
Avokati Rees: A është e drejtë të thuhet se nëse një dokument është fotokopje, atëherë bëhet një fotokopjim i dokumentit nga ku është bërë fotokopja, d.m.th. nëse ka shenjë kapëse në dokumentin parë, atëherë i takon të ketë shenjë kapëse edhe në dokumentin e fotokopjuar?
Dëshmitarja Pumper: Nëse shenja e kapëses është në dokumentin e parë, atëherë po.
Avokati Rees: Pra, nëse nuk ka një shenjë të tillë, a mund të themi ne se nga ku është kopjuar, cili ka qenë dokumenti nga ku është bërë kopja, ose kush e ka kopjuar atë.
Dëshmitarja Pumper: Jo, unë nuk mundem.
Dëshmitarja Pumper ka thënë që ka shqyrtuar vetëm versionet e paketës 3, pa krahasuar me materialet e botuara.
Avokati Rees: A jeni dakord që dokumenti 920 është kopje e dokumentit 289?
Dëshmitarja Pumper: Nuk e konfirmoj ketë gjë.
Avokati Rees: Por nuk duket se është kështu apo jo.
Prokurorja Bolici: Përgjigjen e ka marrë mborjtja, kjo ështëp yetje të cilës iu përgjigjë më ërpara dëhsnmtiarja.
Dëshmitarja Pumper: Për mua është e vështirë të konfirmoj çfarë po thoni ju sepse nuk jam dakord me pikën e nisjes tuaj që është e pamundur që kjo të jetë kopje e këtij dokumenti.
Avokati Rees: Unë po ju bëj këto pyetje sepse ne kemi çasje në këto dokumente për të bërë kontrolle të ndryshme eksperte nga ana jonë, kështu që jeni dëshmitarja e vetme që ne mund të pyesim lidhur me këtë gjë.
Kjo është dita e pesë e dëgjimit të dëshmitares së parë të ZPS-së. Dëshmia e Zdenka Pumper ka nisur më 18 tetor 2021.
Ajo është koordinatore e hetimeve në ZPS dhe ka deklaruar që është përfshirë në çështjen OVL-UÇK nga 25 shtatori i vitit 2020 dhe i është kërkuar që të bëjë shqyrtimin e dokumenteve të sekuestruara në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.
Ish-krerët e OVL-UÇK, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.
Në organizatën që ata drejtonin kishin arritur disa pako që pretendohej të ishin me dokumente që kishin rrjedhur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar. Të gjitha këto ata i kishin bërë publike përmes konferencave për media dhe paraqitjeve të tjera publike.
Ata janë arrestuar më 25 shtator të vitit 2020 në Prishtinë prej kur edhe mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Dauti Komerc: “Ujë Rugove” i plotëson kërkesat për siguri të ujërave mineral

E dha foshnjën për adoptim për 4 mijë euro, kallëzim penal ndaj kumanovares dhe katër personave tjerë

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës