Ndërprehet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit (Video/LIVE)

Seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga Vetëvendosje dhe LDK-ja është ndërprerë nga kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli.
Për këtë është arritur një pajtueshmëri ndërmjet deputetëve të opozitës që ishin prezent në sallë e që munguan ata të PAN-it.
Deputeti i LDK-së Avdullah Hoti kërkoi që sot të mblidhet Kryesia e Kuvendit dhe që të martën të vendoset për seancë.
-------------------------------------------------------------------------
Ka filluar seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, e caktuar për orën 12:00, e thirrur me kërkesën e deputetëve të koalicionit LDK-Alternativa dhe të Vetëvendosjes.
Ndonëse Kryesia e Kuvendit, në mbledhjen e sotme, vendosi që Kuvendi të mbajë seancë të jashtëzakonshme duke filluar nga ora 12, deputetët e opozitës janë në sallën e Kuvendit.
Ndërsa, opozita po e bojkoton seancën.
Në këtë seancë do të debatohet lidhur me "Parimet Programore të Qeverisë së Republikës së Kosovës 2017-2021", të prezantuar në seancën e 9 shtatorit 2017. /Telegrafi/


















































