LAJMI I FUNDIT:

Së shpejti nis evidentimi i kosovarëve që Gjermania i regjistroi edhe si shtetas të Serbisë

Së shpejti nis evidentimi i kosovarëve që Gjermania i regjistroi edhe si shtetas të Serbisë

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka njoftuar që shumë shpejt do të përfundojë evidentimi i qytetarëve të Kosovës të regjistruar me automatizëm edhe si shtetas të Serbisë në komuna të ndryshme gjermane.

Ajeti ka pohuar se ky ka qenë një problem që ka prekur mijëra qytetarë të Kosovës që kanë jetuar në Gjermani, transmeton Telegrafi.

“Pas përpjekjeve të vazhdueshme dhe angazhimit tonë diplomatik, ju njoftojmë se shumë shpejt do të përfundojë evidentimi i qytetarëve të Republikës së Kosovës të regjistruar me automatizëm edhe si shtetas të Serbisë në komuna të ndryshme gjermane. Ky problem i trashëguar prej më shumë se 16 viteve ka prekur dhjetëra mijëra qytetarë të Republikës së Kosovës me vendbanim në Gjermani, duke iu shkaktuar probleme në forma të ndryshme”, ka pohuar ai.


Tutje, Ajeti ka shkruar se “nga takimi ynë i radhës me Bernd Krösser, Sekretarin e Shtetit në Ministrinë Federale të Punëve të Brendshme, pranuam konfirmimin zyrtar për zgjidhjen e këtij problemi të kamotshëm. Shumë shpejtë do t’ju informojmë mbi përmirësimin praktik të këtij procesi”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme
Kalo në kategori