Se Messi dhe Jordi Alba kuptohen në mënyrë telepatike e tregon edhe pasimi i argjentinasit drejt spanjollit ndaj Atleticos

323:"SEVILLE, SPAIN - MARCH 17: Lionel Messi of FC Barcelona celebrates with his teammates Jordi Alba of FC Barcelona after scoring his team's second goal during the La Liga match between Real Betis Balompie and FC Barcelona at Estadio Benito Villamarin on March 17, 2019 in Seville, Spain. (Photo by Aitor Alcalde/Getty Images) 12:"Getty Images
Lionel Messi dhe Jordi Alba janë dyshja që kuptojnë më së miri njëri-tjetrin te Barcelona.
Shpesh herë mbrojtësi spanjoll dhe sulmuesi argjentinas gjejnë njëri-tjetrin fare lehtësisht, atëherë kur lojtarët kundërshtarë e presin më së paku.
Kështu ndodhi edhe në ndeshjen e Barçës ndaj Atletico Madridit, ku Messi i dha një pasim fantastik Albas, por ky i fundi për fat të keq nuk arriti të shënojë.
Pesë herë Topi i Artë javë më parë e kishte komentuar bashkëpunimin me Alban si special:
"Jordi Alba më njeh në mënyrë fantastike. Ai e di kur i jap një pasim pa e shikuar. Kam një lidhje speciale me atë", ka thënë Messi për Catalunya Radio në shtator të 2018. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
07/04/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































