LAJMI I FUNDIT:

Scott: Vazhdimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, sjell stabilitet në Ballkanin Perëndimor

Scott: Vazhdimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, sjell stabilitet në Ballkanin Perëndimor

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Beograd, Kyle Scott, i cili është në përfundim të misionit, tha se as Beogradi dhe as Prishtina nuk përfitojnë asgjë nga ngecja aktuale e dialogut, dhe se zgjidhja e kësaj çështjeje do të thoshte stabilitet më i madh në Ballkanin Perëndimor.

Ai përsëriti se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të inkurajojnë kthimin e palëve në dialog.

Diplomati amerikan tha se qeveria e re në Prishtinë duke të jetë e gatshme të heqë taksën ndaj mallrave serbe, përderisa nga Beogradi pritet të ndërmarrë hapa për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.


Scott dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ranë dakord gjatë një takimi, se emërimi i Matthew Palmer si i dërguar amerikan për Ballkanin Perëndimor, tregon dëshirën e SHBA-së për të mbështetur dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, raporton REL.

Vuçiq, i cili ambasadorin Scott e priti në një takim lamtumirës, tha se e vlerëson mbështetjen e SHBA-së për procesin e integrimit evropian të Serbisë, në veçanti përmes reformave në fushën e sundimit të ligjit.

Dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit është ndërprerë në nëntorin e kaluar për shkak të tarifës së vendosur nga ana e Qeverisë së Kosovës për mallrat serbe dhe atyre nga Bosnja. Kjo masë, sipas zyrtarëve në Prishtinë, u vendos për shkak të fushatës së Beogradit kundër shtetësisë së Kosovës.

Beogradi nuk pranon të vazhdojë dialogun pa heqjen e taksës.

Në trend Lajme

Më shumë
​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Siguri
Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Lajme
Pas urdhrit të gjykatës që Kurti të paraqitet në Prokurorinë Speciale, reagon zëdhënësi i Qeverisë

Pas urdhrit të gjykatës që Kurti të paraqitet në Prokurorinë Speciale, reagon zëdhënësi i Qeverisë

Lajme
Gjykata urdhëron Kurtin të dëshmojë, avokati Gashi: Gjithçka është e politizuar dhe e panevojshme

Gjykata urdhëron Kurtin të dëshmojë, avokati Gashi: Gjithçka është e politizuar dhe e panevojshme

Drejtësi
Gjykata lëshon urdhër: Kurti duhet të dëshmojë më 4 mars në Prokurorinë Speciale

Gjykata lëshon urdhër: Kurti duhet të dëshmojë më 4 mars në Prokurorinë Speciale

Drejtësi
Votat e diasporës, pesë komunat me numrin me të madh të votuesve

Votat e diasporës, pesë komunat me numrin me të madh të votuesve

Lajme
Kalo në kategori