Një pjesë të parcelave merr edhe daja i Kërsto Mukoskit, Gjorgji Ugrinovski përmes kompanisë “Via Vinarija” nga Vevçani. Si pronar i kësaj kompanie paraqitet edhe Sanja Ugrinoska Spasenoska, e punësuar në kabinetin e Kryetarit të Kuvendit, Trajko Veljanoski dhe bashkëshorte e ish-deputetit të VMRO-DPMNE-së nga Ohri, Aleksandar Spasenoski.
Një sherr për një tokë shtetërore në Vevçan. Rreth 267 hektarë nën fshatin e Strugës Vevçan kanë dy qiramarrës. Toka është në pronësi të shtetit, ndërsa Ministria e Bujqësisë të njëjtën tokë ua ofron dy pronarëve.
Së pari në një thirrje publike, e cili publikohet në situatë kur toka shtetërore tashmë është mbjellë dhe ai bujk nuk ka marrë me qira, e pastaj e njëjta tokë është dhënë në një shpallje publike.
Në thirrjen publike paraqitet kompania “Eko Proekt”, e drejtuar nga Maja Aluloska, bijë e Mitre Aluloskit nga Vevçani. Në këtë tokë në vitin 2009 janë mbjellë lajthi dhe më vonë është bërë sistemi i ujitjes pikë pas pike.
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, atëherë e drejtuar nga Ljupço Dimovski, deputeti aktual i Partisë Socialiste, lejon që Mitre Aluloski dhe bija e tij ta marrin me qira tokën që gjendet nën fshatin Vevçan. I dërgon një marrëveshje për marrjen me qira, të cilën familja Aluloski e nënshkruan dhe e dërgon për nënshkrim në Ministrinë e Bujqësisë. Ljupço Dimovski asnjëherë nuk e ka nënshkruar këtë marrëveshje.
(kliko këtu për gjithë dokumentin)
Ndërkohë, tokën e kërkon edhe Kryetari i Komunës së Vevçanit, Cvetomir Ugrinoski, ndryshe dajë i deputetit të VMRO-DPMNE-së prej kësaj komune, Kërsto Mukoski.
“Kjo tokë është në pronësi të shtetit dhe për këtë tokë ka një kontest që zgjat më shumë se 30 vjet. Problemi u krijua me falimentimin e OGP Drimkol-it. Kur falimentoi Drimkol-i, në njëfarë mënyre atë e trashëgoi Mitre Aluloski. Të gjithë kryetarët e komunave para meje kishin premtuar se do ta zgjidhnin problemin me Drimkol-in. Atë e premtova edhe unë. Kam kërkuar nga qeveria që në qoftë se nuk mund të më ndihmonin me para, të paktën të më ndihmonin ligjërisht. Kanë pranuar nga qeveria për të ardhur këtu dhe për të zgjidhur problemin“, thotë Ugrinovski.
Ai ka në plan të urbanizojë një pjesë të tokës dhe atje të ndërtohet një pompë benzine.
Nuk mund të konfirmonim nëse me kërkesën e tij, Ministri i atëhershëm i Bujqësisë Dimovski, nuk e ka nënshkruar këtë marrëveshje me Mitre Aluloskin, njofton SCOOP.
Pasi toka tashmë një herë i është dhënë me qira Mitre Aluloskit, Ministria e Bujqësisë të njëjtën tokë ia jep kompanisë“Atrium”, e cila është në pronësi të vëllait të Kërsto Mukoskit, Bobani dhe babait të tij. Një pjesë të parcelave merr edhe daja i Kërsto Mukoskit, Gjorgji Ugrinovski përmes kompanisë “Via Vinarija” nga Vevçani. Si pronar i kësaj kompanie paraqitet edhe Sanja Ugrinoska Spasenoska, e punësuar në kabinetin e Kryetarit të Kuvendit, Trajko Veljanoski dhe bashkëshorte e ish-deputetit të VMRO-DPMNE-së nga Ohri, Aleksandar Spasenoski.
(kliko këtu për gjithë dokumentin)
Një pjesë të tokës merr edhe Vlladimir Aluloski, pronar i kompanisë “Agro Lashko”.
Menjëherë pas dhënies së tokës përmes shpalljes publike, fillon një procedurë gjyqësore dhe për shkak të kësaj procedure toka deri më tani nuk është regjistruar si pronë në kadastrën e patundshmërive.
Qendra për Gazetari Hulumtuese SCOOP Maqedonia ka kërkuar të dhëna nga Agjencia për Përkrahje Financiare të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural se nëse disa nga kompanitë e lartpërmendura kanë përdorur subvencione. Në përgjigjen që ka ardhur prej atje shihet se asnjë nga kompanitë e Kërsto Mukoskit nuk kanë marrë subvencione.
E kemi kërkuar edhe deputetin Mukoski për të dhënë një deklaratë lidhur me këtë, por ai nuk iu përgjigj ftesës për të biseduar me ne lidhur me tokën.
Kallëzime penale për Ministrinë e Bujqësisë
Pronari i kompanisë “Eko Proekt”, njëra prej kompanive të Mitre Aluloskit, ka ngritur një kallëzim penal kundër Gjorgje Dishlenkoviqit dhe Daniell Murxheskit.
I pari është udhëheqës i Sektorit të Politikës së Tokave pranë Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, për keqpërdorimin e detyrës zyrtare.
Daniell Murxheski është i punësuar në zyrën e Ministrisë së Bujqësisë në Vevçan, e themeluar në kohën kur jepet toka me qira. Karakteristike për këtë zyrë është se ajo është e vetmja njësi rajonale e Ministrisë së Bujqësisë që është e hapur për të mbuluar vetëm një fshat, i cili ka jo më shumë se 500 hektarë tokë. Si shembull do ta theksojmë Komunën e Llozovës, e cila ka 20 herë më shumë tokë se Vevçani, e nuk ka zyrë rajonale. I njëjtë është rasti edhe me Komunën e Çeshinovë-Obleshevës.
Nëse e hap Ministria e Bujqësisë këtë zyrë vetëm për të dhënë këtë tokë, e cila është e kontestuar, ne nuk mund të konfirmonim.
Kallëzimi penal është ngritur më 4 qershor 2014, por deri më tani Prokuroria Themelore Publike nuk është prononcuar nëse e pranon ose e refuzon kallëzimin penal.
Për Leonid Tërpenoskin, avokat dhe përfaqësues i Mitre Aluloskit, kjo është simptomatike.
“Rekomandohet që Prokuroria Publike të prononcohet për parashtresat në afat prej 3 muajsh, por kësaj here presim 20 muaj. Ndodhin edhe raste të këtilla, por janë shumë të rralla“, thotë Tërpenoski.
Ai nuk mund të konfirmonte nëse familja e Kërsto Mukoskit ka ushtruar presion mbi Prokurorinë.
Mitre Aluloski thotë se me këtë procedurë është dëmtuar në mënyrë të konsiderueshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLejet për armë bëjnë bum në Kosovë
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
I kthehet masa e suspendimit hetuesit policor
Policia në Ferizaj kap kokainë, armë dhe mbi 19 mijë euro - arrestohet një i dyshuar
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles