Neymar nuk do të arrijë kurrë nivelin e Peles, ka thënë ish-trajneri i Brazilit, Luis Felipe Scolari .

Ai në një intervistë për gazetën spanjolle El Mundo, tha se i gjithë Brazili e di se kush është Pele.


"Në Brazil e dimë se kush është Neymar dhe kush është Pele. Ne e dimë se ka vetëm një Pele dhe nuk do të ketë kurrë një tjetër".

GettyImages 451863004 Luiz Felipe Scolari (Getty Images)

“Një lojtar mund të jetë shumë i mirë, madje edhe spektakolar, por kurrë nuk do të jetë si Pele sepse nuk ka trashëgimtar”, ka thënë Scolari.

Pele ishte vetëm 17 vjeç kur e fitoi Kupën e Parë Botërore në Suedi në vitin 1958.

Neymar është 26 vjeç dhe deri tani ka vetëm kujtime të këqija në Kampionatet Botërore.

GettyImages 451573044 Luiz Felipe Scolari kur ishte trajner te Brazili (Getty Images)

Ai nuk ishte në fushë në humbjen e turpshme ndaj Gjermanisë 7-1 në Belo Horizonte.

Scolari madje beson se Neymar ka ngecur në zhvillim prej se ka kaluar në PSG. /Telegrafi/

telegrafi sport app