Puna, angazhimi dhe profesionalizmi i kompanisë Scardian Sigurime përgjatë viti 2022 është shpërblyer edhe me një çmim tjetër të rëndësishëm.
Revista prestigjioze Angleze Finance Monthly Magazine në publikimin e fundit të vlerësimit të kompanive të sigurimeve dhe risigurimeve që operojnë në shtete të ndryshme të botës “FM Insurance Awards 22” ka renditur kompaninë e sigurimeve Scardian si kompaninë më të mirë në tregun e sigurimeve në Republikën e Kosovës, duke i ndare çmimin “Insurance Firm of the Year”, çmim i cili e dëshmon cilësinë dhe vullnetin e kompanisë për të ofruar shërbimet më të mira për qytetarët e Kosovës.
Bazuar në hulumtimet, statistikat mbi të dhënat financiare të kompanive dhe analizën e përgjithshme te tregut të sigurimeve, të publikuara në raportin e saj te fundit të Finance Monthly Magazine, Scardian Sigurime vlerësohet si kompania më e mirë dhe me zhvillimin më të hovshëm gjatë vitit 2022 në Republikën e Kosovës. Në një artikull të veçantë kushtuar kompanisë Scardian ndër të tjera theksohet ndikimi pozitiv që Scardian Sigurime si kompani me kapital 100% vendor ka arritur të jap në tregun e sigurimeve në Kosovë.
Një gjë e tille do të ishte e pa mundur pa angazhimin e gjithë stafit të kompanisë dhe besimit të plotë të klientëve.
Përmes Scardian Sigurime, Kosova ka arritur të renditet në listën e shteteve të ndryshme të botës të cilat vlerësohen për stabilitet ne fushën e investimeve ekonomike.
Për më shumë informacione kontaktoni në:
E-mail:info@scardian.com
Nr.tel:038 777 444
Facebook: Scardian Sigurime
Instagram: Scardian Sigurime