LAJMI I FUNDIT:

Scaparrotti: Maqedonia ka të ardhme të ndritur (Video)

Scaparrotti: Maqedonia ka të ardhme të ndritur (Video)

Komandanti i komandës së forcave amerikane në Evropë dhe komandës së lartë të NATO-s për Evropë, gjenerali Curtis Scaparrotti, sot po qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoni.

Ai ka realizuar takim me ministren e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska, me të cilën kanë biseduar për reformat në sferën e mbrojtjes dhe anëtarësimin e vendit në NATO, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Scaparrotti tha se ata janë mirënjohës ndaj Shkupit për kontributin për paqen dhe stabilitetin në rajon.


“NATO është mirënjohëse ndaj Shkupit për pjesëmarrjet në misione të ndryshme të Aleancës. Gatishmëria e Shkupit për të marrë lidershipin në misionet në rajon, tregon se është bërë progres. Janë bërë reforma të mëdha drejt rrugës për anëtarësim në NATO. Jemi të bindur se anëtarësimi në NATO do të jetë në të mirë të vendit tuaj, të gjitha vendet që janë anëtare kanë arritur ta rrisin demokracinë”, tha mes tjerash Scaparrotti.

Ai shtoi se Maqedonia ka një të ardhme të ndritur dhe se anëtarësimi i shtetit në NATO do të jetë në të mirë të rajonit, por edhe gjithë evropës.

Ndërsa ministrja e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska, tha se vizita e Scaparrottit në Maqedoni tregon se sa kanë ndryshuar gjërat që nga marrja e ftesës për anëtarësim të vendit në Aleancë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Kalo në kategori