Argjentina dhe Franca kanë zhvilluar njërën nga finalet më të mira në histori të futbollit, ku fitues në fund ishin argjentinasit pas penalltive 4-2.

Koha e rregullt prej 90 minutave përfundoi baras 2-2, derisa në lojën shtesë dy kombëtaret realizuan edhe nga një gol për të përfunduar 120 minutat baras 3-3.


Por ishin amerikano latinët të udhëhequr nga Lionel Messi që arritën ta fitonin për herë të tretë Kupën e Botës.

Lionel Messi kishte paralajmëruar tërheqjen nga Kombëtarja, por me ta fituar Kupën e Botës më i miri i historisë tha se ka ndërruar vendim dhe dëshiron të vazhdoj të luaj me Argjentinën tani si kampion bote.

lionel scaloni 1

Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni ka folur pas finales së fituar, duke thënë se Messi ka të drejtë të vendos se çfarë do, por ai është i gatshëm t'ia ruaj fanellën me numrin 10 edhe në Botërorin e vitit 2026.

“Messi ka fituar të drejtën për të vendosur se çfarë dëshiron të bëjë me karrierën e tij në përgjithësi dhe me kombëtaren. Nëse ai dëshiron të vazhdojë të luajë për ne, do t’i ruaj një vend dhe fanellën me numrin 10 për Kupën e Botës 2026. Është kënaqësi ta stërvitësh, nuk kam parë askënd që t’ua transmetojë kolegëve të tij atë që transmeton ai", deklaroi Scaloni.

scaloni vou guardar a camisola 10 para o messi em 2026

Tutje trajneri argjentinas tha se ka një ndjenjë të pabesueshme pasi fitoi Kupën e Botës dhe se të gjithë kanë merita për një sukses të tillë.

“Nuk ishte në planet e mia, sinqerisht, por gjëja më e rëndësishme ishte se si ia arritëm. Ndjenja është e pabesueshme, loja ishte vërtet e çmendur. Ne jemi kampionë bote me meritë. Këtu nuk ka ego apo individualitet, të gjithë po lundrojmë në të njëjtin drejtim", u shpreh Scaloni.

Kujtojmë që trajneri argjentinas bëhet ndër të rrallët që arrin të fitojë në Kupën e Amerikës, por edhe në Kupën e Botës. /Telegrafi/

telegrafi sport app