Përfaqësues të Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBASHK) u takua me ministrin e Administratës Publike, Mahir Jagcilar, për të shprehur kundërshtimet e tyre lidhur me projektligjin për paga.
Sipas njoftimit të SBASHK-ut, pasi që janë takuar me ministrin Bytyqi dhe i kanë shprehur pakënaqësinë dhe kundërshtimin lidhur me Projektligjin për pagat dhe radhitjen tepër të ulët (të mësimdhënësve) në tabelën e e rangimit, delegacioni i SBASHK-ut është takuar në pasditen e së hënës me ministrin Jagcilar dhe anëtarët e kabinetit të tij.
“Delegacioni i SBASHK-ut edhe në takimin me Ministrin Jagcilar ka përsëritur se SBASHK-u do të bëj gjithë angazhimet që me dialog të përmirësohen lëshimet, duke mos përjashtuar as edhe një herë edhe masat dhe veprimet sindikale nëse pala tjetër nuk reflekton si duhet”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj i ka kujtuar ministrit Jagcilar se edhe në kohën e Qeverisë Mustafa, SBASHK-u ka kundërshtuar Projektligjin për paga duke e parë si nënçmues e degradues për të punësuarit në sektorin e arsimit radhitjen tepër të ulët në tabelën e rangimit të profesioneve në bazë të koeficienteve.
Ai ka theksuar se pas reagimit të fuqishëm të SBASHK-ut Projektligji nuk ishte dërguar në Parlament dhe se kishte filluar dialogu për ndryshime meritore dhe se SBASHK në bashkëpunim me MASHT kishte dhënë propozim konkret e të bazuar për rangim meritor të punëtorëve të arsimit.
SBASHK-u ka shprehur kundërshtimin në takim me Ministrin Jagcilar sepse edhe në versionin e tanishëm të Projektligjit për paga, i cili vazhdon të jetë në diskutim publik, punëtorët e arsimit të Kosovës prapë janë radhitur në pozitë tepër të ulët, gjegjësisht në pozitë jo meritore.
Jasharaj bashkë me menaxherin për financa Ymer Ymeri duke përcjellë qëndrimin e punëtorëve të arsimit janë shprehur të bindur se ministri Jagcilar bashkë me Qeverinë e Kosovës do të marrin parasysh propozimin konkret e të bazuar në argumente të SBASHK-ut lidhur me këtë çështje tepër të ndjeshme dhe në versionin përfundimtar ky sektor i rëndësisë së veçantë do të jetë i ranguar në pozitë meritore.
Në të kundërtën ky delegacion edhe në takimin me ministrin Jagcilar ka përsëritur se SBASHK-u do të bëj gjithë angazhimet që me dialog të përmirësohen lëshimet, duke mos përjashtuar as edhe një herë edhe masat dhe veprimet sindikale nëse pala tjetër nuk reflekton si duhet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!
Elon Musk do të paguajë 11 miliardë dollarë: Jam tatimpaguesi më i madh në historinë e Shteteve të Bashkuara

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit