LAJMI I FUNDIT:

Saul: Mund të ndalim Barcelonën pavarësisht formës së tyre të lartë  

Saul: Mund të ndalim Barcelonën pavarësisht formës së tyre të lartë   

Mesfushori i Atletico Madridit, Saul Niguez, është i bindur se skuadra e tij mund të ‘dëmtojë’ Barcelonën dhe të ndalojë startin e tyre perfekt në La Liga.

Barcelona ka nisur perfekt kampionatin në La Liga, duke arritur gjashtë fitore dhe 18 pikë nga gjashtë ndeshjet e para.

Ndeshja e radhës për Blaugranët është pikërisht ndaj një rivali të fortë, Atletico Madridit, ku skuadra e Diego Simeones e pret skuadrën e Ernesto Valverdes në takimin e parë pas ndeshjeve ndërkombëtare.


Barcelona vazhdon rekordin e qind për qind në La Liga, fiton ndaj Las Palmasit në Camp Noun e zbrazët (Video)
Lexo po ashtu Barcelona vazhdon rekordin e qind për qind në La Liga, fiton ndaj Las Palmasit në Camp Noun e zbrazët (Video)

Njëri nga lojtarët kryesore të skuadrës së Simeones, Saul Nigues beson se Atletico mund t’i dëmtojnë katalunasit dhe tua ndal serinë pozitive me vetëm fitore.

“Ne e dimë se mund t’i dëmtojmë ata”, ka thënë fillimisht Saul për Radio Marca.

Saul në një ndeshje ndaj Barcelonës

“Barcelona ka bërë një start shumë të fortë, duke fituar të gjitha ndeshjet e tyre, por nëse punojmë së bashku si një skuadër, e cila është forca jonë dhe jemi në 100 për qind atëherë mund të fitojmë”.

“Saul mund të bëhet njëri nga mesfushorët më të mirë në botë”
Lexo po ashtu “Saul mund të bëhet njëri nga mesfushorët më të mirë në botë”

“Nëse Messi është në formë të lartë dhe vendos të shkojë dhe të fitojë ndeshjen, nuk ka asgjë që mund të bëni, nuk ka asnjë mënyrë për ta ndaluar atë”.

“Por, ne duhet të mbrojmë si një ekip, duke e njohur disiplinën tonë, pozicionimin dhe normën e punës, sepse ata kanë aq shumë cilësi në sulm”, përfundoi spanjolli. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Një skenë e pabesueshme në Mynih - në mes të ndeshjes, nga spektatori u bë rezervë e Bayernit

Një skenë e pabesueshme në Mynih - në mes të ndeshjes, nga spektatori u bë rezervë e Bayernit

Liga e Kampionëve
“Kjo është një nga grabitjet më të mëdha ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit për fitoren ndaj PSG

“Kjo është një nga grabitjet më të mëdha ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit për fitoren ndaj PSG

Liga e Kampionëve
Nuk keni parë kurrë një trajner me këtë lloj stili, ai mbërriti në lojë i veshur si në një dasmë

Nuk keni parë kurrë një trajner me këtë lloj stili, ai mbërriti në lojë i veshur si në një dasmë

Ndërkombëtare
“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

Liga e Kampionëve
Te Real Madridi shqetësohen për atë që bëri Mbappe mbrëmë përballë Atleticos

Te Real Madridi shqetësohen për atë që bëri Mbappe mbrëmë përballë Atleticos

Liga e Kampionëve
“Kemi edhe 90 minuta”, Granit Xhaka beson në rikthim ndaj Bayern Munichut

“Kemi edhe 90 minuta”, Granit Xhaka beson në rikthim ndaj Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori