LAJMI I FUNDIT:

Sauditët nuk kanë mëshirë për Ronaldon – e dënojnë disa ndeshje për ‘sjellje imorale’ pas thirrjes së emrit të Messit

Sauditët nuk kanë mëshirë për Ronaldon – e dënojnë disa ndeshje për ‘sjellje imorale’ pas thirrjes së emrit të Messit

Drejtuesit e Komisionit Disiplinor dhe Etik të Federatës së Futbollit të Arabisë Saudite kanë dënuar Cristiano Ronaldon për sjellje të papërshtatshme në ndeshjen kundër Al-Shabab.

Tifozët e Al-Shabab provokuan Ronaldon nga tribuna duke bërtitur emrin e Lionel Messit.

Fillimisht Ronaldo reagoi duke i vënë dorën në vesh, sikur nuk i dëgjonte, por në një moment padyshim që e humbi durimin dhe i kapi gjenitalet.


Reagoi në mënyrë të tmerrshme pasi tifozët thirrën emrin e Messit, Ronaldo në telashe të mëdha në Arabi
Lexo po ashtu Reagoi në mënyrë të tmerrshme pasi tifozët thirrën emrin e Messit, Ronaldo në telashe të mëdha në Arabi

Komisioni Disiplinor dhe Etik i Federatës së Futbollit të Arabisë Saudite vendosi të ndëshkojë Ronaldon për shkeljen e nenit 117 të Rregullores Disiplinore.

Sipas gazetës spanjolle Marca, Ronaldo u dënua me dy ndeshje për shkak të sjelljes imorale.

Sauditët i dhanë mundësi Ronaldos të mbrohet dhe në ditët në vijim do të duhet të japë një deklaratë me shkrim për incidentin, pas së cilës do të merret vendimi përfundimtar.

Megjithatë, siç raporton Marca, portugezi me të vërtetë do të marrë një pezullim prej dy ndeshjesh dhe do të mungojë në ndeshjet e kampionatit saudit kundër Al-Hazem dhe Al-Raed. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Hidhet shorti për gjysmëfinalet e Copa del Rey – Barcelonën e pret ‘ferri’, Real Madridi me fat

Hidhet shorti për gjysmëfinalet e Copa del Rey – Barcelonën e pret ‘ferri’, Real Madridi me fat

La Liga
Koreografia e tifozëve të Man Cityt nuk ishte për Vinicius Jr, zbulohet se kujt i drejtohej

Koreografia e tifozëve të Man Cityt nuk ishte për Vinicius Jr, zbulohet se kujt i drejtohej

Liga e Kampionëve
Lajm katastrofik për Arsenalin: Ylli kryesor i ekipit humb sezonin shkaku i lëndimit

Lajm katastrofik për Arsenalin: Ylli kryesor i ekipit humb sezonin shkaku i lëndimit

Premier League
Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Liga e Kampionëve
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori