LAJMI I FUNDIT:

Sateliti spiun kinez me laserë për të ndriçuar detin, vëren nëndetëset deri në 500 metra thellësi (Foto)

Sateliti spiun kinez me laserë për të ndriçuar detin, vëren nëndetëset deri në 500 metra thellësi (Foto)

‘Project Guanlan’ është sateliti spiun kinez, që do të shfrytëzojë laserët e fuqishëm për të ndriçuar detin, për të vërejtur nëndetëset deri në 500 metra thellësi.

Hulumtuesit e përfshirë në projekt, pretendojnë se laserët janë aq të fuqishëm, sa që do të bëjnë pjesën e sipërme të detit ‘sa më të tejdukshme’, transmeton Telegrafi.

Madje, krijuesit pretendojnë se platformat që do të lëshojnë rrezet, që do të jenë një miliard herë më të forta se ato të Diellit.


Mirëpo, shkencëtarët thonë se ky është ‘mision i pamundur’ sepse laserët sa do të fuqishëm, e kanë të pamundur të hynë aq thellë në det.

Sistemi i punës së satelitit ‘Project Guanlan’

Projekti Guanlan, që nënkupton ‘shikimi i valëve të mëdha’ është lansuar gjatë muajit maj, me inicimin e Laboratorit Ndërkombëtar të Pilotimit në Shandong të Kinës. Që të finalizohet projekti, janë angazhuar 20 universitete nga shtete të ndryshme.

Për më se gjysmë shekulli, forcat ushtarake janë duke u munduar të krijojnë laserin e quajtur Lidar, që është bashkim i fjalëve mes ‘light’ apo drita, si dhe radar.

Në teori, kur laseri e godet ndonjë objekt – në këtë rast nëndetëse – pulset do të kthehen prapa dhe të shkojnë te sensorët, që do jenë në gjendje të determinojnë vendndodhjen dhe madhësinë.

Sipas hulumtuesve, laserët do jenë aq të fuqishëm, sa që do jenë në gjendje të skanojnë një hapësirë prej 100 kilometrave.

Në të njëjtën kohë, do të shfrytëzojë radarë  me mikrovalë, që të skanojë sipërfaqen dhe të vërejë edhe aktivitetet në sipërfaqe. Lidari shfrytëzon dritat ultraviolete, të dukshme dhe gati infra të kuqe.

Pritet të identifikojnë një numër të gjerë objektesh si ato jo metalike, gurë, shi, bashkime kimike, ajër të presuar, madje edhe molekula të vetmuara. Mjegulla, ujërat e turbullta dhe gjallesat nënujore, nuk do të kenë efekt në funksionimin e laserëve.

Vepron me mjaft vështirësi në ujë, sepse drita shpërndahet sapo e takon sipërfaqen.

Por, hulumtuesit janë duke bërë më të mirën, që të ndriçohet shtresa e epërme deri në gjysmë kilometri, që të forcohet sa më shumë mbrojta kineze dhe nga ky satelit spiun, që në shënjestër ka vizitorët e padëshiruar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Izraeli po ndërton nëntë baza ushtarake në territorin sirian

Izraeli po ndërton nëntë baza ushtarake në territorin sirian

Azia
Treni përplaset me një kamion në Hamburg - të paktën një i vdekur dhe disa të lënduar

Treni përplaset me një kamion në Hamburg - të paktën një i vdekur dhe disa të lënduar

Evropa
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
Presidenti i ri i Sirisë e quan planin e Trumpit për Gazën

Presidenti i ri i Sirisë e quan planin e Trumpit për Gazën "krim i rëndë" që pritet të dështojë

Botë
Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Amerika
Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance

Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance

Amerika
Kalo në kategori