Sarri vrapoi për ta mbajtur shqiponjën ikonike pas fitores ndaj Romës në derbi

Derby della Capitale është shoqëruar me reagime të ndryshme në prapaskenë, ku përfshiheshin tifozët, lojtarët, por edhe trajnerët.
Lazio e fitoi me rezultat 3-2 derbin e të dielës ndaj Romës, ashtu që nuk mund të mungonte shqiponja ikonike përpara tifozëve të Bianconcelestëve.
Derisa Jose Mourinho i mblodhi lojtarët e tij për një fjalim motivues, Maurizio Sarri vrapo drejt Curva Nord teksa përqafohej nga pjesëtarët e stafit të tij.
Dhe përballë tifozëve të pranishëm në Curva Nord, trajneri e mori shqiponjën e famshme, maskotën e klubit, që e ngriti përpara mbështetësve të skuadrës.

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals















































