Trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri, ka thënë se skuadra e tij e kishte kontrollin e ndeshjes kundër Watfordit, të cilën e fitoi me rezultat 3-0.

Falë këtij triumfi, Blutë i janë afruar shumë kualifikimit në Ligën e Kampionëve, megjithatë duhet pritur se si do të rrjedhin gjërat, kur ka mbetur edhe një xhiro për t'u zhvilluar.


"Nuk e dimë për Ligën e Kampionëve, duhet ta presim Arsenalin (ndeshjen kundër Brightonit)".

MaurizioSarri 1 Gonzalo Higuain dhe Maurizio Sarri (Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

"Por, ndoshta duhet të shkojmë në ndeshjen e fundit dhe të përpiqemi të fitojmë. Duhet të luftojmë deri në minutën e fundit të sfidës së fundit", ka thënë Sarri për BBC.

Leicester City është kundërshtari i fundit i Chelseat këtë sezon në Ligën Premier. /Telegrafi/