Sarma festive të ziera në furrë: Recetë e cila do të preferohet nga të gjithë!
Provoni diçka më ndryshe Përbërësit: - 1,5 kg mish të përzier të bluar; - 2 qepë; - 2 karota të grira në rende; - 500 g mish të thatë; - 1 filxhan oriz; - vaj; - lakër; - erëza të thata; - spec të ëmbël dhe djegës të bluar; - qepujka; - borzilok; - fletë dafine; - kripë; - piper.
Përgatitja:
Ia fillojmë me përgatitjen e fillit – i fërgojmë mirë në vaj qepën dhe karotën, kur të fërgohen mirë ulim temperaturën dhe shtojnë specin e ëmbël, përziejmë dhe i shtojmë mishin, të cilin duhet fërguar mirë.
Pastaj i shtojmë orizin dhe i bashkojmë mirë.
Sipas shijes sonë i hedhim erëzat thata, piperin, specin djegës, qepujkat, borzilokun dhe kripën.
Kur ta bëjmë gati fillin, fillojmë mbështjelljen e sarmave.
Fundin e një tenxhereje të gjerë e mbulojmë me fletë lakre. Pastaj i radhisim sarmatë dhe i mbulojmë me fletë lakre sipër.
I hedhim ujë, i vëmë folien dhe i ziejmë në furrë 2 deri në 3 orë.
15 minuta para përfundimit ia heqim folien dhe i pjekim sarmatë.
Ju bëfshin mirë! – transmeton Telegrafi.































