Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy sot, në vazhdim të gjyqit për korrupsion dhe keqpërdorim të pushtetit, vlerësoi akuzat ndaj tij si "të turpshme".

"Unë nuk i pranoj asnjë nga këto akuza të turpshme kundër të cilave jam përndjekur për gjashtë vjet (nga gjyqësori)", tha Sarkozy, duke iu drejtuar gjykatës në Paris, transmeton Telegrafi.


Me akuzat e ryshfetit dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare, Sarkozy mund të dënohet me dhjetë vjet burg dhe një dënim prej një milion euro, raporton france24.

sarkozy

Gjyqi rifilloi sot pas një pauze javën e kaluar për shkak të mungesës së gjyqtarit Gilbert Aziber.

Prokurorët pretendojnë se Sarkozy i premtoi gjykatësit Aziber një punë të paguar mirë në Monako në një bisedë me avokatin e tij, Thierry Erzog, në këmbim të informacionit të brendshëm në lidhje me një hetim të veçantë për marrjen e fondeve të paligjshme për fushatën presidenciale të vitit 2007.

Për shkak të situatës epidemiologjike, nuk dihet tani se sa do të zgjasë gjyqi, i cili ishte planifikuar më parë të ishte tre javë. /Telegrafi/