LAJMI I FUNDIT:

Sarandë, 60 jahte turistike në muajt e parë të këtij viti

Sarandë, 60 jahte turistike në muajt e parë të këtij viti

Shqipëria është shndërruar dhe në vendin e turizmit elitar ku portet e Shqipërisë po mirëpresin kroçerat luksoze me turistë të huaj që vizitojnë vendin tonë si një nga destinacionet e preferuara turistike.

Në portin e Sarandës gjatë muajve të parë të këtij viti vihet re një fluks i kroçerave dhe jahteve turistike.

Drejtoresha e Portit të Sarandës, Kozeta Statha, tha për ATSH-në se “në muajt janar-prill të këtij viti kanë ardhur 60 jahte turistike, 13 tragete turistike dhe 3 kroçera”.


“Duke e krahasuar me 2018 kemi gati një dyfishim të numrit të jahteve, pasi në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar porti i Sarandës u vizitua nga 37 jahte turistike dhe nga 3 tragete turistike”, tha Statha.

Qyteti i Sarandës, njihet për plazhet mahnitëse dhe ujin si kristal. Plazhi i Pllakave, plazhi i Manastirit, i quajtur kështu për shkak se në kodrën sipër tij gjendet një Manastir, plazhi i Pasqyrave, i Ksamilit, etj., ofrojnë për turistët vendas e të huaj gjatë verës pushime mbresëlënëse.

I përkufizuar si “Qyteti i bardhë”, ai është i rrethuar nga kodra dhe përballë tij ndodhet ishulli grek i Korfuzit. Përveç diellit e plazhit, Saranda njihet dhe për historinë dhe kulturën e saj: e magjishme është kalaja e Lëkurësit, ndërsa Parku Arkeologjik i Butrintit nxit kureshtjen e turistëve të shumtë me historinë e tij mijëravjeçare./ATA/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Politikë
​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Siguri
Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Lajme
Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Drejtësi
Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Lajme
Nga qebapat e deri te flija - cilat janë ushqimet e preferuara të ambasadorit gjerman në Kosovë?

Nga qebapat e deri te flija - cilat janë ushqimet e preferuara të ambasadorit gjerman në Kosovë?

Lajme
Kalo në kategori