LAJMI I FUNDIT:

Santiana imiton dhe e përqesh banoren e re të Big Brother VIP Kosova 2

Santiana imiton dhe e përqesh banoren e re të Big Brother VIP Kosova 2

Loja pak ndryshoi që kur ka hyrë banorja e re, Kaderja, e cila fillimisht kur hyri pretendonte që nuk i njihte banorët.

Duket që banorja e re, Kader, nuk e ka filluar lojën edhe aq mbarë, pasi vazhdimisht ka përplasje me ndonjërin prej banorëve.

Qysh në mëngjes kur u zgjuan, ajo del në oborr dhe i bashkohet Santianes, Besit, Edonës, Bucit dhe Ganisë për kafenë e mëngjesit.


Foto: Screenshot/YouTube

Edona hedh pak thumba duke u thënë atyre: “Kjo Shqipen ta fshinë”.

Santiana godet me një përgjigjje “si në ajër” duke thënë: “Këpucat ndoshta, veç këpucat se Shqipen jo”.

“Për mua dil zhveshur” – përplaset Buci me Kaderen
Lexo po ashtu “Për mua dil zhveshur” – përplaset Buci me Kaderen

Pas kësaj eskalon pakëz situata me Santianën e cila nis e imiton me përqeshje Kederen, duke e shtrëmbëruar mënyrën se si flet ajo.

Ndërsa Edona mendon që Santiana ka filluar të ndryshojë, pasi ajo zakonisht nuk flet kështu. /Telegrafi/