Sane po punon me agjentin e ri për të kaluar te Bayerni

Leroy Sane ka gjetur një agjent të ri dhe është shumë afër që të kalojë te Bayern Munichu.
Anësori gjerman e kërkoi transferimin te Bavarezët, mirëpo Manchester City refuzoi shitjen e tij në verën e kaluar.
Por, tani Sane ka gjetur një agjent të ri dhe do të përfaqësohet nga LIAN Sports, që merret me menaxhimin e lojtarëve.
Sane në fillim të sezonit të kaluar i lëndoi ligamentet e gjurit, mirëpo tani është shumë afër që të rikthehet në fushë.
Citizens po kërkojnë mbi 100 milionë euro nga shitja e tij, e që Bayerni po refuzon të paguajë atë shumë. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
18/01/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals























































