LAJMI I FUNDIT:

Sanders feston fitoren në Nevada, Trump e uron dhe e quan të ‘çmendur’

Sanders feston fitoren në Nevada, Trump e uron dhe e quan të ‘çmendur’

Bernei Sanders ka shënuar fitore në Nevada, duke e përforcuar pozitën si kandidati kryesor, për të marrë nominimin e partisë demokratike, për zgjedhjet e ardhshme të Shteteve të Bashkuara.

Ai ka pasur një epërsi të dukshme në krahasim me të tjetër, duke siguruar 26.6 për qind të delegatëve, ndërsa fitoi në 22 zona, transmeton Telegrafi.

“Jam i kënaqur, që do t’ju sjellë lajme shumë të mira. Unë mendoj se të gjithë ju e dini, që fituam votën popullore në Iowa. Fillimisht fituam në New Hampshire, ndërsa tani në bazë të tri rrjeteve kryesore, mësuam se kemi fituar edhe në Nevada”, ka thënë Sanders, derisa festonte së bashku me shumë mbështetës.


Ndër urimet e para për këtë fitore, ka qenë nga presidenti Donald Trup, i cili nuk hezitoi ta quante të ‘çmendur’, derisa po e uronte për fitoren.

“Duket se Bernie i çmendur, është duke fituar mirë në Nevadën e fuqishme. Biden dhe të tjerët duken të dobët, ndërsa nuk ka shanse që Mini Mike ta rifillojë kampanjën e tij, pas përformancës më të dobët në historinë e debateve, për zgjedhjet për president. Urime Bernie dhe mos i lejo ta marrin këtë mundësi prej teje”, ka shkruar Tump në Twitter.

Si kundërpërgjigje ndaj këtij reagimi të presidentit, Sanders iu ka thënë mbështetësve që të mos e bëjnë të ditur, se sa shumë mbështetje ka në këtë shtet shumë të rëndësishëm.

“Mos i thoni askujt, se do të fitojmë bindshëm në Teksas, sepse ata bëhen shumë lehtë nervoz. Ju e dini se ky shtet është shumë i rëndësishëm dhe ky fakt, bën që presidenti të mërzitet shumë”, ka thënë Sanders në San Antonio. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Botë
Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

Evropa
Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Bosnja
Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Evropa
Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Amerika
Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Amerika
Kalo në kategori