Alexis Sanchez ka gjetur golin e parë me fanellën e skuadrës së re Manchester Unitedi.

Sulmuesi kilian u transferuar në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit nga Arsenali në një marrëveshje shkëmbimi me Henrikh Mkhitaryan.


Në dy ndeshjet e para me Djajtë e Kuq, Sanchez dështoi të bëjë përshtypje dhe mos të gjej golin.

Megjithatë, goli nuk ka vonuar edhe shumë, pasi kiliani ka shënuar golin e parë me fanellën e skuadrës nga Old Trafford.

Goli i parë i Sanchezit me Unitedin erdhi në ndeshjen e tyre në shtëpi ndaj Huddersfieldi.

Kiliani fillimisht kishte mundësi të shënonte nga penalltia, të cilën e nxori vet, por portieri kundërshar i priti.

Goli i Sanchezit erdhi në minutën e 68-të të ndeshjes pas topit të kthyer nga penalltia. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x6e6th0

telegrafi sport app