Sulmuesi kilian Alexis Sanchez ka vendosur të largohet nga Arsenali.

Klubi anglez ka negociuar me lojtarin që disa muaj por që nuk ka arritur marrëveshje.


Kësisoj largimi i sulmuesit kilian nga 'Topçonjtë' pritet të ndodhë gjatë afatit kalimtar të janarit.

Kontrata e sulmuesit shtatshkurtër skadon në verë dhe Arsenali kërkon të fitojë së paku 20 milionë euro.

Arsenals Granit Xhaka in action with Crystal Palaces Wilfried Zaha e1483300658189

Por Arsenali nuk po qëndron duarkryç dhe tani ka gjetur zëvendësuesin e kilianit.

Është sulmuesi anglez Wilfried Zaha që po kërkohet me ngulm nga londinezët.

Trajneri Arsene Wenger e pëlqen shumë lojën e anësorit dhe ka gati ofertën për Crystal Palace.

'Topçinjtë' kanë gati 35 milionë funte për transferimin e Zahas në 'Emirates'.

25-vjeçari ka luajtur pesë ndeshje në Ligën Premier ku ka shënuar dy gola. /Telegrafi/

telegrafi sport app