Mbrëmë janë zhvilluar nëntë ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.

Golden State Warriors ka pësuar edhe një humbje në prag të 'paly-off' të NBA-s, ku do të përpiqet ta mbrojë titullin e fituar sezonin e kaluar.


'Luftëtarët' pësuan humbje kundër skuadrës teksasiane të San Antonio Spurs me rezultat 111:105.

Çereku i dytë dhe katërt ishte vendimtar për 'mamuzat', ku treguan cilësitë e tyre dhe i shkaktuan humbje kampionit.

Basketbollisti më efikas te bardhezinjtë ishin DeMar Derozan, i cili regjistroi 26 pikë ndërsa LaMarcus Aldrige regjistroi 'double-double' në saje të 23 pikëve dhe 13 kërcimeve.

Te Warriors më i miri ishte Stephen Curry me 25 pikë ndërsa një më pak e shtoi Kevin Durant, por që nuk ishin të mjaftueshme për të shmangur humbjen.

Pas kësaj, Golden State zë pozitën e parë të Konferencës Perëndimore gjersa San Antonio është në vendin e gjashtë të renditjes tabelore. /Telegrafi/Rezultatet tjera:Cleveland 126:119 Detroit

Washington 95:116 Utah

Boston 105:114 Denver

Toronto 128:92 New York

Oklahoma City 107:116 Miami

Dallas 125:129 New Orleans

Phoenix 101:116 Chicago

Portland 106:98 Indiana

telegrafi sport app