San Antonio siguron edhe fitoren e 26-të këtë sezon (Video)

Mbrëmë janë zhvilluar dhjetë ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në NBA.
San Antonio Spurs ka arritur fitoren e radhës duke triumfuar kundër Phoenix Suns me rezultat 119:98.
Gjatë gjithë ndeshjes skuadra teksasiane ishte në epërsi dhe për asnjë moment nuk e vuri fitoren në rrezik, transmeton Telegrafi.
La Marcus Aldridge ishte basketbollisti më efikas i ndeshjes duke shënuar 27 pikë ndërsa spanjolli Pau Gasol regjistroi ‘double-double’ në saje të 16 pikëve dhe dhjetë kërcimeve. Edhe fundori organizator Tony Parker shënoi 20 pikë.
Te Suns lojtari më i mirë ishte TJ Warren me 23 pikë dhe gjashtë kërcime ndërsa Brandon Knight realizoi 14 sosh.
Pas kësaj, San Antonio ka 26 fitore dhe gjashtë humbje ndërsa Sunsat kanë bilanc nëntë triumfeve dhe 23 humbjesh. /Telegrafi/
Rezultatet tjera:
Orlando 101-120 Charlotte Bobcats
Washington 111-105 Indiana
Atlanta 102-98 New York
Detroit 94-119 Milwaukee
Chicago 101-99 Brooklyn
New Orleans 102-98 LA Clippers
Denver 105-103 Minnesota Timberwolves
Portland 102-89 Sacramento Kings
Golden State 121-111 Toronto



































