Mbrëmë janë zhvilluar tetë ndeshje në ligën më të fortë në NBA.

San Antonio Spurs arriti të ruajë rezultatin kundër Miami Heat në çerekun e fundit dhe të regjistrojnë fitoren e tetë në këtë sezon.


Spursat triumfon me një epërsi prej katër pikësh në saje të rezultatit 94:90, transmeton Telegrafi.

Përsëri, te "mamuza ' basketbollisti më efikas ishte Kawhi Leonard me ‘double-doubl’ prej 24 pikëve dhe 12 kërcimesh, ndërsa LaMarcus Aldridge ka regjistruar 18 pikë.

Pau Gasol shtoi 12 pikë dhe tetë kërcime ndërsa Tony Parker kishte një pikë më pak dhe gjashtë asistime.

Në radhët e Miamit, basketbollisti më i mirë ishte Dion Waiters me 27 pikë, por ai nuk kishte mbështetje nga shokët e grupit gjersa Hassan Whiteside realizoi ‘double-double’ - 23 pikë dhe 17 kërcime. /Telegrafi/

Rezultatet tjera: 

Indiana 88-69 Orlando

Detroit 104-88 Oklahoma

New York 93-77 Dallas

Houston 115-88 Philadelphia

New Orleans 106-105 Boston

Utah 96-102 Memphis

LA Clippers 127-95 Brooklyn