LAJMI I FUNDIT:

Samsung promovoi projektin “telefoni vetë-riparues”

Samsung promovoi projektin “telefoni vetë-riparues”

Samsung dhe iFixit më në fund kanë promovuar programin e tyre të vetë-riparimit, i cili u lejon pronarëve të linjave të caktuara telefonike të blejnë pjesë këmbimi.

Shpalljen fillestare të këtij programi e kishim në fund të marsit, por atëherë nuk diheshin shumë detaje.

Tani e dimë se projekti i vetë-riparimit është i disponueshëm për linjat e telefonave Galaxy S20 dhe S21, si dhe tabletin Tab S7 Plus.


Përdoruesit do të kenë mundësinë të blejnë vegla, aksesorë dhe pjesë për të riparuar ekranin dhe baterinë, portën e karikimit dhe xhamin e pasmë (bateritë e veçanta nuk përfshihen në paketë). Ofrohet gjithashtu qaje falas në udhëzuesit e riparimit në internet.

Kur bëhet fjalë për çmimet e pjesëve, ato janë kryesisht të njëjta për modelet Samsung Galaxy S20 dhe Galaxy S21. Porta e karikimit kushton 66,99 dollarë (67 euro), ndërsa xhami zëvendësues në anën e pasme kushton 76,99 dollarë (75 euro).

Çmimi i ekranit dhe kompletit të baterisë varet nga modeli, kështu që kompleti më i lirë është për Samsung Galaxy S21 do të jetë 167,99 dollarë (165 euro), dhe më i shtrenjti për Samsung Galaxy S21 Ultra pritet të jetë 239,99 dollarë (235 euro). /Telegrafi/