LAJMI I FUNDIT:

Samsung blen kompani mobile?

Samsung blen kompani mobile?

Samsung ka arritur rezultate shumë të mira në biznesin e saj të telefonave mobil, e posaçërisht me telefonat e mençur mobil të linjës Galaxy, prej të cilëve i ka shumëfishuar të hyrat e saj.

Mirëpo, me sa duket pozita e prodhuesit më të madh të telefonave mobil nuk po i mjafton kompanisë jug-koreane, pasi që e njëjta tani është duke planifikuar të blejë kompani të ndryshme mobile, citohet të ketë thënë WSJ.

“Industria po rritet aq shumë sa që është bërë e vështirë që të menaxhohet çdo gjë nga brenda, prandaj ne jemi duke menduar të blejmë kompani të vogla të cilat kanë aftësi të mira të hulumtimeve dhe zhvillimit të produkteve” ka thënë J.K Shin, ekzekutiv i kompanisë aziatike.
Edhe pse nuk ka detaje ose emër për ndonjë kompani, dyshohet se Research In Motion është njëri ndër synimet e Samsung, por një gjë e tillë nuk është konfirmuar nga Shin. / Telegrafi /