Trajneri i Sampdorias, Claudio Ranieri ka konfirmuar se ishte ideja e tij për t'i dhënë Interit ‘korridorin e nderit’ pas suksesit të tyre në Serie A, ku fituan Scudetton katër ndeshje para mbylljes së rregullt të sezonit 2020/21.

Interi ka shënuar fitore të thellë ndaj Sampdorias me rezultat 5-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të në Serie A.


Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Roberto Gagliardini (4’), Alexis Sanchez (26’, 36’), Andrea Pinamonti (61’) dhe Lautaro Martinez (70’), ndërsa për mysafirët shënoi Keita Balde (34’).

Megjithatë, vëmendja u ‘vodh’ nga gjesti i klubit të Samporias para-ndeshjes, ku vendosën t’i nderojnë kampionët e ri të Italisë duke ia bërë ‘korridorin e nderit’.

Lojtarët dhe stafi i Sampdorias qëndronin në të dy anët e fushës për t'i dhënë Kampionëve të Italisë një ‘korridor nderi’, diçka që shihet shpesh në Angli, por rrallë në Itali.

Ranieri

Në mënyrë të pashmangshme, ishte ideja e trajnerit Ranieri, një zotëri i cili kaloi shumë vite në Ligën Premier, ku edhe u shpall kampion me Leicester Cityn.

“Unë i thashë Quagliarellas dhe djemve se do të ishte mirë të bënim këtë gjë, ashtu siç e bëjnë në Angli, dhe ata menjëherë ranë dakord me mua”, ka thënë fillimisht Ranieri.

Ranieri. 1

“Ky është sporti. Unë besoj se sporti duhet të jetë në këto gjeste të vogla, veçanërisht për një ekip që fitoi katër ndeshje para fundit.

“Ne e patëm atë në Leicester, duke marrë ‘korridorin e nderit’ në Chelsea në ndeshjen tjetër”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/

telegrafi sport app