Trajneri i kombëtares së Argjentinës, Jorge Sampaoli, e ka zbuluar planin e tij ndaj Francës, e që sipas tij është që t’i lehtësohet puna Lionel Messit.
Messi hapi serinë e shënimeve duke realizuar golin hapës ndaj Nigerisë dhe ishte njeri kyç në kualifikimin e Argjentinës pas fitores ndaj Nigerisë.
Kundërshtari i radhës është kombëtarja e Francës dhe Sampaoli ka treguar se si do të luajë ekipi i tij.
“Leo është plotësisht i përkushtuar ndaj ekipit, ju e shihni këtë në fushë”.
100 – Lionel Messi has scored the 100th goal at the 2018 World Cup. Permanent.#NGAARG #ARG #WorldCup pic.twitter.com/TjaQJSWkmO
— OptaJoe (@OptaJoe) June 26, 2018
“Ai është një njeri me vizion të qartë për futbollin që na lejon të shohim gjëra që vetëm një gjeni i sheh”.
“Është e vështirë të jesh në nivelin e Leos sepse ai është dritë shkëlqyese për të gjithë ne, e duhet të luajmë duke mbajtur në mend kapacitetin e tij, duke luajtur në nivel të përafërt me të. Disa lojtarë mund të përshtaten shpejt me të për shkak të përvojës, të tjerë kanë më shumë kohë”.
“Jam i sigurt se ata kanë plan për ta neutralizuar Messin, por ne kemi planin tonë për t’ia lehtësuar atij”.
“Le të shohim kush e ka planin më të mirë. Ne kemi lojtarin më të mirë në botë, por ne kemi edhe të tjerë që mund t’i bëjnë gjërat të vështira për ta”, u shpreh Sampaoli.
Argjentina përballet me Francën nga ora 16:00 të shtunën në ndeshjen e eliminimit direkt. /Telegrafi/