Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri ka vlerësuar se rinisja e dialogut Kosovë-Serbi, është hap i rëndësishëm pasi që sipas saj tashmë duhet të arrihet një marrëveshje përfundimtare mes dy shteteve pas një historie lufte dhe pas tri proceseve paqësore që kemi pasur me Serbinë prej Konferencës së Rambujesë, bisedave të Vjenës dhe dialogut të Brukselit nga viti 2011 deri në vitin 2017.
Tahiri në një prononcim për Telegrafin ka theksuar se Samiti i Parisit që do të mbahet më 10 korrik, duhet të rikonfirmoj se nuk ka prekje kufijsh e as shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë.
“Ne të gjithë i kemi parasysh arsyet e ndërprerjes së dialogut, e para ka qenë shkaku i sjelljeve destruktive të Serbisë, pastaj kanë ndodhur lojëra sekrete për prekje të kufijsh e këmbim territoresh, pastaj Kosova mori masat e kundërshtimit përmes taksës dhe reciprocitetit, dhe tani kjo rinisje dhe ky Samit që po mbahet franko-gjerman, e para duhet ta rikonfirmoj qëndrimin se nuk ka prekje të kufijsh dhe nuk ka shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë në dialogun e Brukselit. Ky qëndrim është marrë vjet në Berlin në Samitin gjermano-francez dhe mendoj se ky do të jetë parimi bazë apo vija e kuqe kryesore që do të vendoset në samitin franko-gjerman dhe kjo do të krijojë bazën e rifillimit të dialogut në Bruksel dy ditë më vonë”, ka thënë Tahiri.
Ish-kryenegociatorja Edita Tahiri, më tej theksoi se kjo është një arritje kryesore dhe strategjike që do të ndodh, dhe se është e bindur për faktin se Gjermania vitin e kaluar mori rolin e udhëheqjes së proceseve Evropiane duke e parë dështimin e Bashkimit Evropian në kohën e Mogherinit e cila sipas Tahirit, hapi kufijt për tema territoriale dhe që do të ishin me pasoja katastrofike për rajonin.
“Me këtë rast do t’i bëhet me dije Serbisë dhe Vuçiqit që të mos kenë më iluzione për veriun e Kosovës, dhe jam e bindur që kjo do të jetë finalja që do t’ia bëjë me dije Serbisë që Kosova dhe kufijtë e saj dhe shtetësia janë të paprekshme. E dyta çfarë unë pres është një vlerësim por edhe diskutim për rrjedhat dhe rezultatet e dialogut prej vitit 2011-2017, pra analizat e marrëveshjeve të zbatuara dhe pazbatuara, në mënyrë që të ndodh zbatimi i tyre, si dhe pres diskutime për parimet themelore të dialogut që do të vazhdojë e do të çoj në një marrëveshje paqësore përfundimtare e që duhet të jetë njohja reciproke mes dy shteteve pa prekje të kufijve”, u shpreh Tahiri për Telegrafin.
Më tej, ajo theksoi se pret edhe bashkëngjitjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikën në këto dy takime që do të ndodhin më 10 dhe 12 korrik, duke shtuar se Kosova ka nevojë për të dy partnerët SHBA-të dhe BE-në por edhe për rolin lider të Gjermanisë.
“Në këtë kontekst dua të theksoj se do të shkohet me Kornizë Euroatlantike, edhe pse ngjarjet do të ndodhin me ndërmjetësimin evropian me 10 dhe 12 korrik, unë pres që të bashkëngjiten edhe SHBA-të. Për këto 20 vitet e bisedimeve paqësore mes Kosovës dhe Serbisë gjithmonë kanë qenë korniza euroatlantike dhe ne si Kosovë kemi nevojë për të dy partnerët edhe për SHBA-të dhe Bashkimin Evropian si dhe rolin lider të Gjermanisë sepse ishte Gjermania ajo e cila mbylli çdo rrugë për prekje kufijsh dhe ishte mbështetje e fuqishme për fitoren dhe shtetësinë e Kosovës që ne si popull e arritëm me luftë, mençuri por edhe me gjakderdhje të madhe”, tha Tahiri.
Më 27 qershor në Washington ka dështuar rikthimi në dialog ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si pasojë e propozim-aktakuzave ndaj dy liderëve të UÇK-së, presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, nga ana e Gjykatës Speciale.
Më 12 korrik, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti do të takohet në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Ky takim ndërmjet Hotit dhe Vuçiqit do të shënojë rinisjen e dialogut, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Bie numri i përfituesve të ndihmës sociale në Kosovë, shtohen pensionistët e moshës

Toshkovski për Kocevskin: Qëndrimi i Qeverisë është i qartë, duhet një prokuror që do të japë një kontribut më të madh

Avokati i akuzuar e quan gjyqtarin kontrabandist, Veli Kryeziu i përgjigjet: Kam punuar punë të ligjshme, babën nuk e kam pasur shpijun

Profesori Dashnor Nebija ka nevojë për ndihmën tuaj për trajtim mjekësor jashtë vendit

Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Kontrolli i përbashkët kufitar Maqedoni e Veriut - Kosovë, inspektohen punimet për "One Stop Shop" në Bllacë

Konjufca edhe në këto zgjedhje mori mbi 200 mijë vota, ministri Peci e Murati ndër më të votuarit e 9 shkurtit

Pamje nga aksioni i policisë në veri – mbyllen katër qendra ilegale nën dyshimin se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës