LAJMI I FUNDIT:

Samiti në Tiranë, presidenti i Polonisë: BE duhet t’i mbajë dyert e hapura për anëtarësim

Samiti në Tiranë, presidenti i Polonisë: BE duhet t’i mbajë dyert e hapura për anëtarësim

Pas përfundimit të Samitit të Brdo Brijonit, presidenti i Polonisë Andrzej Duda. tha sot se Bashkimi Evropian duhet t’i mbajë dyert e hapura për anëtarësimin e Ballkanit dhe  të gjej programe e instrumente që e mbështesin këtë gjë. Ndërkohë, presidenti i Polonisë foli për situatën në Ballkan  duke theksuar faktin se mes vendeve fqinje duhet të ketë dialog, referuar këtu Kosovës dhe Serbisë.

“Historia e këtyre tokave është mjaft e vështirë. Për mua kjo është diçka e ndryshme me atë që përballemi në Poloni. Këto dukuri në vendin tim kanë ndodhur në Luftën e II Botërore, por këto çështje tani mund të diskutohen me qetësi dhe nuk ka më mërira. Këto çështje duhet të diskutohen dhe zgjidhen nëpërmjet dialogut mes liderëve dhe drejt rrugës së tyre në BE. Kjo është një detyrë e madhe e Brukselit dhe vendeve anëtare të BE që ta kuptojë këtë proces dhe ta mbështesin. Ky është një rol i madh që luhet nga dy vendet. Evropa Juglindore ka nevojë për Evropën dhe anasjelltas. BE duhet t’i mbajë dyert e hapura për anëtarësim, të gjej programe dhe instrumente që e mbështesin këtë gjë”, tha presidenti i Polonisë. /tch/


Në trend Lajme

Më shumë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Politikë
Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Lajme
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Kalo në kategori