Presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, kryeparlamentari Kadri Veseli, kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci dhe shumë zyrtarë të tjerë të institucioneve, janë mbledhur së bashku sot për të shënuar siç duket festën e 1 majit.

Në shoqëri të tyre është parë edhe kryetari i Skenderajt Bekim Jashari. Të gjithë këta së bashku i ka pritur në konak ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku.


Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, zëvendësministri i Ministrisë së Drejtësisë, Fadil Nura.

Nura ka shkruar " Në Drenicë ( Prekaz),një ndej për qef me bartësit e institucioneve!". /Telegrafi/

31530628 1961893407163070 2211387079122747392 o

31562391 1961905123828565 5231017609566093312 o

31564031 1961972357155175 4619498353485414400 o

31655622 1961893620496382 2975959277207814144 o