LAJMI I FUNDIT:

Samanta Karavella synon tregun ndërkombëtar?

Samanta Karavella synon tregun ndërkombëtar?
Samanta Karavella (Foto: Instagram/samantaofficial)

Këngëtarja shqiptare, Samanta Karavella, ka njoftuar fansat e saj se nesër do të publikojë këngën e re.

Përmes një postimi të publikuar në llogarinë e saj personale, Instagram ajo zbulon emrin e këngës, e cila do të titullohet “My heart’s song”.

Ky projekt i saj do të publikohet në “Panik Entertainment”, labelit grek – ku pjesë e tij është edhe shqiptarja Eleni Foureira.


https://www.instagram.com/p/By8DmNKDOPr/

Duket se Karavella ka synim tregun ndërkombëtar dhe pas kësaj kënge presim të shohim suksesin e saj.

Ndryshe, “Ku ma le” mban titullin projekti i fundit i publikuar nga këngëtarja shqiptare që në YouTube ka kaluar mbi pesë milionë shikime. /Telegrafi/