Salma Hayek zbulon trukun e saj të pazakontë për të mbuluar thinjat, pa përdorur bojë flokësh

Aktorja 58-vjeçare, e njohur për rolin në filmin From Dusk Till Dawn dhe e cila së fundmi shkëlqeu në Festivalin e Filmit në Kanë 2025, ka ndarë një pjesë të rutinës së saj të bukurisë përmes një videoje të publikuar nga Vogue Beauty këtë të hënë.
Në videon e realizuar brenda një banje të bollshme, Hayek u shpreh se nuk e lyen flokët me bojë profesionale.
“Unë nuk i lyej flokët,” tha ajo. “Por nëse vendosni të mos i lyeni flokët dhe keni thinja si unë... ose ndonjëherë nuk dëshironi t’i shfaqni, atëherë përdor rimel”.
Aktorja tregoi një pako të rimelit “Roller Lash” nga Benefit Cosmetics, që kushton rreth 29 dollarë, dhe filloi ta aplikonte atë në rrënjët e flokëve të saj të thinjur rreth fytyrës.
“Ky truk jo vetëm që i mbulon thinjat, por edhe ndihmon për të mbajtur flokët e lirshëm larg fytyrës”, shpjegoi ajo.
Në përfundim, Hayek shtoi: “Me kalimin e viteve, duhet të përshtatësh rutinën tënde të grimit dhe bukurisë,” duke buzëqeshur lehtë ndërsa vazhdonte të aplikonte rimelin në rrënjët e flokëve.


































