Sallatë me sardele
Përzierja e të gjithë perimeve me sardele, ju sjellin shije të mirë në një sallatë të bollshme Nevojiten: ▪ 250 gramë ▪ 200 gramë bizele ▪ 100 gramë karota ▪ 100 gramë tranguj turshi ▪ 2 konserva me sardele ▪ 2 vezë ▪ 200 gramë majonezë ▪ 1 lugë e mesme mustardë ▪ 1 limon ▪ kripë, piper i zi Përgatitja: 1. Patatet e paqëruara zihen në ujë me kripë, e pastaj qërohen dhe pritet në kube.
2. Karotat pastrohen, priten në kube d he, bashkë me bizelet, zihen në ujë me kripë. Vezët zihen gjithashtu, qërohen dhe priten në kube.
3. Sardelet hiqen nga konserva dhe kullohen nga yndyra e tepërt.
4. Në enë të veçantë tunden majoneza, mustarda, lëngu i limonit dhe kripë e piper i zi sipas shijes.
5. Në enë të madhe përzihen perimet e ziera, vezët dhe sardelet. Përmbi derdhet përzierja e përgatitur me majonezë dhe të gjitha përzihen ngadalë.
Këshillë shtesë: Sallata e përgatitur lihet të qëndrojë në frigorifer nja 2 orë e pastaj shërbehet.
/Telegrafi/






























