Provojeni në shtëpi, është më e thjeshtë se sa duket!

Përbërësit: 200 gr fileto pule▪ 1 fetë buke të thekur ▪ Sallatë jeshile ▪ 50 gr djath Parmigiano në copa të vogla ▪ 5-6 domate qershi sipas dëshirës Përbërësit për salcën: 100 ml majonezë▪ 40 ml qumësht ▪ 40 gr parmigiano i grirë ▪ 1 lugë gjelle mustardë ▪ 2 lugë gjelle lëng limoni ▪ 1 thelbi hudhër Përgatitja:


Përbërësit e salcës i fusim të gjithë bashkë në mikser dhe i përziejmë deri sa të bëhet një masë homogjene në formë salce.

Fileton e pulës e presim në kubikë të vegjël dhe e skuqim me pak vaj ulliri, kripë dhe piper.

Bukën e thekur e presim në kubikë gjithashtu dhe e hedhim bashkë me pulën sipër sallatës jeshile dhe djathit në copa.

Në fund shtojmë salcën sipas dëshirës.

/Telegrafi/