LAJMI I FUNDIT:

Salla e ITSHKSH-së do të quhet Woodrow Wilson

Salla e ITSHKSH-së do të quhet Woodrow Wilson

Me rastin e 100-vjetorit të Konferencës së Paqes, ku spikati roli i presidentit amerikan Woodrow Wilson, dhe me rastin e 4 Korrikut – Ditës së Deklaratës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup (ITSHKSH) ka vendosur që sallën kryesore të mbajtjes së konferencave ta quajë pikërisht me emrin “Presidenti Woodrow Wilson”, njofton Telegrafi Maqedoni.

Përveç kësaj, në këtë sallë do të qëndrojë edhe ekspozita e përhershme dokumentare, që është organizuar përkitazi me 100-vjetorin e Konferencës së Paqes, që përfshin dokumente deri tash të panjohura për rolin e Presidentit Wilson për paqen në botë dhe për mundësinë që edhe kombet e vogla ta kenë shtetin e tyre kombëtar.

Në të, gjithashtu, ka edhe memorandume të personaliteteve dhe organizatave shqiptare të kohës drejtuar Presidentit Wilson dhe Konferencës së Parisit në mbrojtje të interesit shqiptar në këtë konferencë.
Kjo ekspozitë deri tash është hapur edhe në Prishtinë, si dhe në Ambasadën e Kosovës në Uashington.


Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Mahmuti: Falsifikimi nuk mund të përligjet, Lëvizja Popullore e Kosovës - themeluesja e UÇK-së nuk kishte logo

Mahmuti: Falsifikimi nuk mund të përligjet, Lëvizja Popullore e Kosovës - themeluesja e UÇK-së nuk kishte logo

Lajme
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
Kalo në kategori