Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, e ka bërë përgjegjës për vrasjen e kolonelit Ahmeti Krasniqit, Shërbimin Informativ Kombëtar (tash Shërbimi Informativ i Shtetit) - agjencia e sigurimit shtetëror të Shqipërisë.

Berisha ka pranuar në dokumentarin e shoqatës “Sali Çeku” - “Koloneli”, që është shfaqur në TV Dukagjini - se ka pasur disa herë takime me Krasniqin dhe se ka ndërmjetësuar në takime me ish-krerët e UÇK-së në mënyrë që të dy formacionet, FARK dhe UÇK, të bëhen me një komandë, gjë që e kërkonte me ngul vetë Ahmet Krasniqi.


Ndiqeni më poshtë videon e plotë të dokumentarit “Koloneli”.