Mohamed Salah ka shënuar një gol të bukur në sfidën kampionale të Liverpoolit ndaj Watfordit.

Liverpooli fitoi në shtëpi ndaj klubit londinez me rezultat 2-0 në takimin e vlefshëm për javën e 17-të në Ligën Premier.


Të dy golat për Reds u shënuan nga ylli egjiptian, Salah, i cili për 1-0 shënoi në minutën e 38-të, ndërsa në minutën e 90-të vulosi fitoren 2-0.

Megjithatë, goli i dytë personal i egjiptianit ishte thjeshtë fantastik.

Salah shfrytëzoi për mrekulli një asistim pa dashje nga Divock Origi dhe me 'stil' mposhti portierin kundërshtar.

Me këto dy gola, Salah ka arritur në kuotën e nëntë golave e katër asistime këtë sezon në Ligën Premier.

Egjiptiani gjithashtu arriti rekordin e Luis Suarezit dhe Fernando Torresit duke shënuar golin e 84-të në kampionat me Reds. /Telegrafi/

https://twitter.com/GasLFC/status/1205855283811143680

telegrafi sport app