LAJMI I FUNDIT:

Salah dhe Origi bëhen viral pas një ‘kundërsulmi të dështuar’

Salah dhe Origi bëhen viral pas një ‘kundërsulmi të dështuar’

Liverpool barazoi 1-1 me Midtjylland në ndeshjen e tyre të fundit në Ligën e Kampionëve në Grupin D të mërkurën në mbrëmje.

Reds tashmë kishin siguruar vendin e parë në grup dhe kalimin në raundin tjetër në mënyrë që Jurgen Klopp të kishte mundësi të pushonte disa lojtarë për ndeshjen.

Jordan Henderson, Sadio Mane, Roberto Firmino dhe Andy Robertson të gjithë u lanë në bankë, ndërsa luajtën lojtarë si Leighton Clarkson dhe Rhys Williams.


Liverpooli barazon me Midtjylland, por kualifikohet si lider nga Grupi D
Lexo po ashtu Liverpooli barazon me Midtjylland, por kualifikohet si lider nga Grupi D

Por, pavarësisht se luajti ‘ekip të dytë’, nuk u desh shumë që Liverpooli të thyejë bllokimin.

Liverpooli shënoi golin hapës të ndeshjes pas vetëm 55 sekondash përmes sulmuesit Mohamed Salah, i cili shënoi për 0-1.

Megjithatë, Reds nuk ishin në gjendje të vinin nga Danimarka me të tre pikët, pasi danezët barazuan nga penalltia me anë të Alexander Scholz.

Kjo ishte një natë tjetër e mirë për Salah, i cili me golin e tij u bë golashënuesi më i mirë i Liverpoolit në historinë e Ligës së Kampionëve.

Salah në historinë e Liverpoolit, bëhet top shënues i klubit në Ligën e Kampionëve
Lexo po ashtu Salah në historinë e Liverpoolit, bëhet top shënues i klubit në Ligën e Kampionëve

Por, para se të kishte arritur një rekord kaq mbresëlënëse, Salah ishte përfshirë në një përzierje komike me bashkëlojtarin e tij belg, Divock Origi.

Reds kishin një shans të mirë për të kundërsulmuar dhe belgu donte të kalonte topin te Salah, i cili ishte i vetmi lojtar para tij.

Por, egjiptiani nuk e kishte idenë se po i pasohej topi ndërsa menjëherë u nis dhe vrapoi drejt portës së Midtjylland.

Ishte një moment komik ku Salah dukej se po largohej nga top, por kjo gjë është bërë virale në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dalin pamjet e momentit kur eskaloi situata në ndeshjen mes Bashkimit dhe Pejës

Dalin pamjet e momentit kur eskaloi situata në ndeshjen mes Bashkimit dhe Pejës

Sport
“Ndjej se kam dështuar”, ylli i Real Madridit i zhgënjyer pas humbjes në finale ndaj Barcelonës

“Ndjej se kam dështuar”, ylli i Real Madridit i zhgënjyer pas humbjes në finale ndaj Barcelonës

Ndërkombëtare
Mediat spanjolle konfirmojë datën se kur do të largohet Ancelotti nga Real Madridi

Mediat spanjolle konfirmojë datën se kur do të largohet Ancelotti nga Real Madridi

La Liga
Gakpo hedh bombën për të ardhmen e Alexander-Arnold pas festës së titullit

Gakpo hedh bombën për të ardhmen e Alexander-Arnold pas festës së titullit

Premier League
Dalin pamjet: Shikoni se si Gavi festoi në fytyrën e yllit të Real Madridit pas triumfit në ‘El Clasico’

Dalin pamjet: Shikoni se si Gavi festoi në fytyrën e yllit të Real Madridit pas triumfit në ‘El Clasico’

Ndërkombëtare
Chelsea në kontakt të rregullt me agjentin e yllit të Barcelonës

Chelsea në kontakt të rregullt me agjentin e yllit të Barcelonës

Ndërkombëtare
Kalo në kategori