LAJMI I FUNDIT:

Sadio Mane do të mungojë rreth gjashtë javë

Sadio Mane do të mungojë rreth gjashtë javë

Futbollisti ofensiv i Liverpoolit, Sadio Mane, pritet të mungojë rreth gjashtë javë pas një lëndimi në muskujt e pasmë të kofshës.

25-vjeçari u lëndua në ndeshjen e përfaqësueses së Senegalit kundër Cape Verdes të shtunën në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror, ‘Rusia 2018’.

Mane do të jetë një mungesë e madhe për ekipin e Jurgen Klopp (Liverpool FC)

Të martën, klubi anglez ka bërë të ditur se nuk do ta ketë në dispozicion lojtarin për disa ndeshje të rëndësishme.


Një prej këtyre sfidave të rëndësishme është ajo kundër Manchester Unitedit që zhvillohet të shtunën në Anfield.

Po ashtu, ai do të mungojë ndaj Tottenham Hotspurit dhe në dy ndeshjet e Ligës së Kampionëve kundër Mariborit.

Lojtarët më të shpejtë në Ligën Premier (Foto)
Lexo po ashtu Lojtarët më të shpejtë në Ligën Premier (Foto)

Lojtari i fazës së sulmit i ka shënuar tre gola në pesë paraqitje në Ligën Premier këtë edicion, prandaj do të jetë një mungesë e madhe për skuadrën e Jurgen Klopp.

Nga ana tjetër, Senegali që është në krye të grupit të vet kualifikues, i ka dy ndeshje vendimtare kundër Afrikës së Jugut më 10 dhe 14 nëntor, ku 25-vjeçari do të mungojë po ashtu.

Ndërhyrja që i kushtoi me tri ndeshje moslojë (Daily Star)

Mane mungoi në tri ndeshje edhe më herët gjatë këtij sezoni, pasi u përjashtua me karton të kuq në takimin kundër Manchester Cityt. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

La Liga
Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Ligat tjera
Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Ndërkombëtare
Sa fitoi Real Madridi me eliminimin e Man Cityt nga Liga e Kampionëve

Sa fitoi Real Madridi me eliminimin e Man Cityt nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Marotta po peshkon tek rivalët e Serie A, Interi pritet të transferojë dy yje për 70 milionë euro

Marotta po peshkon tek rivalët e Serie A, Interi pritet të transferojë dy yje për 70 milionë euro

Serie A
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Kalo në kategori