Këngëtari i mirënjohur i skenës shqiptare, Sabri Fejzullahu, ditën e sotme (e enjte) është nderuar me çmimin “Çelësi i Qytetit” nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Ky çmim i është ndarë në Ditën e Çlirimit të Prishtinës për kontributin që artisti ka dhënë për më shumë se 50 vite karrierë.


Me rastin e 21-vjetorit të çlirimit të Prishtinës, sot do mbahen edhe disa aktivitete e homazhe te shtatoret e heronjëve.

103890712 261243081632969 1660826275998753421 n Sabri Fejzullahu nderohet me çmimin “Çelësi i Qytetit” (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Sipas imazheve që ua sjell Telegrafi, Fejzullahu është i shoqëruar nga nipi i tij, djali i këngëtarit Ermal Fejzullahu.

Në mbi gjysmë shekulli karrierë, legjenda e muzikës shqipe numëron hite e projekte të shumta.

Edhe pse ka kaluar të shtatëdhjetat, Sabriu po vazhdon akoma të jetë shumë i kërkuar edhe në mbrëmje e ahengje të ndryshme muzikore.

103748063 304612910894902 2664822273019178574 n Sabri Fejzullahu nderohet me çmimin “Çelësi i Qytetit” (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

"Lutje Prishtinës", "Pranvera në Prishtinë", "Eja në Prishtinë", "Goditje në zemër", "Fshatarja ime", "Plot rini plot dashuri", "Nuk harrohet", "Atje është Kosova", janë vetëm disa nga projektet e njohura të 72-vjeçarit. /Telegrafi/

103541643 687166958508174 7332858312437459868 n Sabri Fejzullahu nderohet me çmimin “Çelësi i Qytetit” (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

103874750 3524959934184287 7721047495951753715 n Sabri Fejzullahu nderohet me çmimin “Çelësi i Qytetit” (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)