LAJMI I FUNDIT:

Sa do t’i kushtonte Juventusit shkarkimi i Mottas dhe emërimi i Mancinit në stol?

Sa do t’i kushtonte Juventusit shkarkimi i Mottas dhe emërimi i Mancinit në stol?

Thiago Motta e ka vetëm edhe një mundësi të fundit tek Juventusi dhe ai mund të shkarkohet në rast se ‘Zonja e Vjetër’ nuk ia del ta sigurojë fitoren ndaj Genoas pas pushimit me kombëtare. 

Megjithatë, shkarkimi i tij do t’i kushtonte gjigantit italian pasi ata do të duhej të paguanin një shumë të konsiderueshme parashk për ta larguar atë dhe për ta sjellë Roberto Mancinin në vend të tij. 

‘Bianconerët’ u eliminuan nga Liga e Kampionëve dhe nga Kupa e Italisë nga kundërshtarë më të dobët, teksa rrezikojnë edhe përfundimin në top katërshe në Serie A. 


Së fundmi ata kanë regjistruar dy humbje radhazi në kampionat duke u poshtëruar me rezultat 4-0 dhe 3-0 ndaj Atalantas dhe Fiorentinas respektivisht. 

Motta nënshkroi një kontratë tri vjeçare të vlefshme 5 milionë euro për sezon, duke mos përfshirë pagat e stafit të tij. 

Ka gjithashtu një klauzolë të përfshirë edhe për ndërprerjen e parakohshme të kontratës së Mottas, ku sipas raportimit nga Corriere dello Sport, ajo bëhet valide nëse Motta shkarkohet në sezonin e tij të dytë në krye të klubit. 

Mancini është i hapur për kontratë me Juventusin
Lexo po ashtu Mancini është i hapur për kontratë me Juventusin

Duke konsideruar të gjithë faktorët, shkarkimi i Mottas dhe stafit të tij do të bënte që Juventusi të paguante 15 milionë euro para përfundimit të sezonit 2024/2025, shumë kjo e cila do të rritet nëse vendosin ta shtyjnë vendimin e tyre deri sezonin e ardhshëm. 

Kjo shumë prej 15 milionë eurosh nuk përfshin pagën ose bonusin e mundshëm të nënshkrimit që Mancini do ta përfitonte në rast se do të bëhej trajneri i ardhshëm i Juventusit./Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Një pjesë e madhe e Tifozave Kuq e Zi braktisin stadiumin gjatë ndeshjes me Andorrën

Një pjesë e madhe e Tifozave Kuq e Zi braktisin stadiumin gjatë ndeshjes me Andorrën

Kombëtarja e Shqipërisë
Thierry Henry beson se është një ‘turp’ që legjenda e Anglisë nuk e fitoi asnjëherë Topin e Artë

Thierry Henry beson se është një ‘turp’ që legjenda e Anglisë nuk e fitoi asnjëherë Topin e Artë

Ndërkombëtare
Ylli i Real Madridit ka frikë të madhe se nuk do të ftohet nga kombëtarja në Botëror

Ylli i Real Madridit ka frikë të madhe se nuk do të ftohet nga kombëtarja në Botëror

Ndërkombëtare
Guler nuk i ndal ‘thikat’ në drejtim të Szoboszlai, godet sërish yllin e Liverpoolit në rrjetet sociale

Guler nuk i ndal ‘thikat’ në drejtim të Szoboszlai, godet sërish yllin e Liverpoolit në rrjetet sociale

Ndërkombëtare
Ngritja në Ligën B të Ligës së Kombeve, Kosova fiton shumë nga UEFA

Ngritja në Ligën B të Ligës së Kombeve, Kosova fiton shumë nga UEFA

Përfaqësuesja e Kosovës
UEFA publikon portierët me më së shumti pritje në Ligën e Konferencës – mes tyre edhe Amir Saipi

UEFA publikon portierët me më së shumti pritje në Ligën e Konferencës – mes tyre edhe Amir Saipi

Ndërkombëtare
Kalo në kategori