Arsenali ka arritur pas 11 viteve që të përfundojë në pozitën e dytë në tabelë dhe të jetë nën kampione e Anglisë.
Këtë gjë ‘Topçinjtë’, nuk e kanë arritur që nga stinori 2004/05 ku përfunduan në pozitën e dytë pas Chelseat me 83 pikë të tubuara.
Në rrjetet sociale ka shpërthyer shakaja me këtë sukses të Arsenalit pas 11 viteve në Ligën Premier.
Hera e fundit kur Arsenali përfundoi stinorin në pozitën e dytë, Robben ishte ende futbollist i Chelseat.
Hera e fundit kur Arsenali përfundoi stinorin në pozitën e dytë, Barcelona kishte vetëm një Ligë të Kampionëve të fituar, ndërsa tani ka pesë të tilla.
Hera e fundit kur Arsenali përfundoi stinorin në pozitën e dytë, Zlatan Ibrahimovic ende ishte një futbollist i Juventusit dhe deri më tani ai ka ndërruar edhe katër skuadra tjera duke luajtur për Interin, Barcelonën, Milanin dhe PSG-në.
Hera e fundit kur Arsenali përfundoi stinorin në pozitën e dytë, Fernando Torres ishte kapiten i Diego Simeones ndërsa sot argjentinasi është trajner i sulmuesit spanjoll.
Hera e fundit kur Arsenali përfundoi stinorin në pozitën e dytë, portieri i tyre Petr Cech mbronte pa helmetë në kokë.
Këto janë disa shakatë dhe krahasimet që kanë bërë tifozët e futbollit nëpër rrjetet sociale. /Telegrafi/