LAJMI I FUNDIT:

Sa janë të digjitalizuara shërbimet publike në Kosovë

Sa janë të digjitalizuara shërbimet publike në Kosovë

A e dinit se në Kosovë ofrohen 343 shërbime publike nga ministritë, por vetëm 10% e tyre janë të qasshme online?

Qytetarët dhe bizneset përballen ende me pritje të gjata dhe detyrimin për të dorëzuar dokumente fizikisht për të përfituar shërbime nga institucionet qendrore.

Kjo barrë administrative po krijon sfida të mëdha, duke shkaktuar frustrim për ata që kërkojnë shërbime administrative më efikase dhe moderne.


Për të adresuar këtë problem, organizata joqeveritare Democracy Plus po mbështet Zyrën për Planifikim Strategjik pranë Zyrës së Kryeministrit.

Synimi kryesor i kësaj nisme është digjitalizimi i shërbimeve publike, duke reduktuar procedurat burokratike dhe lehtësuar qasjen për qytetarë dhe biznese.

Për më shumë detaje mbi këtë iniciativë dhe rëndësinë e digjitalizimit, ndiqni videon e bashkangjitur.