Në fakt, disa nga drogat më së paku të rrezikshme siç është marihuana, që mund të zbulohet në urinë, gjak dhe flokë qëndron më tepër në trup se ato më të fuqishme si heroina e morfina, raporton Attn.

Se sa gjatë qëndron një drogë në trup mund të lexoni më poshtë:


Alkooli Urinë: 3-5 ditë
Gjak: 10-12 orë
Flokë: deri në 90 ditë

Amfetaminat Urinë: 1-3 ditë
Gjak: deri në 12 orë
Flokë: deri në 90 ditë

Barbituratet Urinë: 2-4 ditë
Gjak: 1-2 ditë
Flokë: Deri në 90 ditë

Kanabisi Urinë: 7-30 ditë
Gjak: deri në dy javë
Flokë: Deri në 90 ditë

Kokaina Urinë: 3-4 ditë
Gjak: 1-2 ditë
Flokë: Mbi 90 ditë

sdfedf

Heroina Urinë: 3-4 ditë
Gjak: Mbi 12 orë
Flokë: Mbi 90 ditë

LSD Urinë: 1-3 ditë
Gjak: 2-3 orë
Flokë: Deri në tre ditë

MDMA Urinë: 3-4 ditë
Gjak: 1-2 ditë
Flokë: Deri në 90 ditë

Metamfetamina Urinë: 3-6 ditë
Gjak: 24-36 orë
Flokë: Deri në 90 ditë

Morfina Urinë: 2-3 ditë
Gjak: 6-8 orë
Flokë: Deri në 90 ditë

Me përjashtim të benzodiazepinave (p.sh. Valiumit), marihuana qëndron më gjatë brenda trupit të njeriut.

Nëse pini një cigare marihuanë ajo mund të zbulohet në urinën tuaj për shtatë deri në 30 ditë, në varësi të frekuencës së përdorimit dhe imunitetit të trupit.

/Telegrafi/