Anthony Joshua mposhti në mënyrë spektakolare Robert Helenius me një goditje brutale në raundin e shtatë.

Nuk ishte ndonjë duel për t’u mbajtur mend, pasi që dy boksierët patën një start tejet të dobët në O2 Arena të Londrës.


Britaniku 33-vjeçar – i cili u vërshëllye nga fansat gjatë luftës – filloi të tregonte më shumë se sa Helenius.

Joshua realizoi fitoren e tij të parë me ndërprerje në dy vjet e gjysmë, duke e rritur rekordin e tij në 26 fitore – me 23 ndalime – dhe tri humbje.

Por, ajo çfarë e bënë këtë fitore më spektakolare është kur e shikoni në xhirim të ngadalësuar nokautin që shkaktoi AJ në raundin e shtatë.

Helenius duket sikurse një objekt që po shembet në tokë, pasi goditja ishte e fuqishme dhe ai kishte nevojë për oksigjen artificial pas asaj situate. /Telegrafi/

telegrafi sport app