Shumica nesh merret me sport, shkojnë në palestër, mbajnë dietë. Mirëpo, një sërë hulumtimesh tregojnë që shëtitet e gjata dhe të përditshme nuk janë më pak efikase në luftë me tepricën e kilogramëve.
Distanca e kaluar, shpejtësia juaj dhe pesha juaj janë faktorë kryesorë të cilët ndikojnë në sasinë e kalorive të shpenzuara gjatë kohës së shëtitjes.
Për të arritur rezultate të mira duhet përmbajtur planit dhe duhet përdorur pedometrin. Gjithmonë barteni me vete.
Gjithashtu do të mund të llogarisni numrin e përgjithshëm të hapave të cilët i bëni gjatë ditës.
Nëse në ditë kaloni distanca të mëdha, ndërkaq me atë rast nuk humbni peshë, pedometri do t’ju ndihmojë të llogarisni se sa hapa ju nevojiten që të filloni të humbni kilogramët, transmeton Telegrafi.
Këto përllogaritje të përafërta mund t’ju ndihmojnë të bëni planin personal të ngarkesave (kini parasysh që shumëçka varet nga vetitë e çdo organizmi veç e veç, mënyra e jetesës, ushqimi, gjendja shëndetësore):
100 kkal = 2.000 hapa = 1,6 km
1 kg = 140.000 hapa = 7.000 kkal = 112 km.
Duhet pasur parasysh që gjatësia e hapave dallon te secili njeri dhe sillet nga 40 deri në 100 cm. Për të ditur se sa është gjatësia e hapit tuaj, mund të shënoni distancën prej 10 – 20 metra dhe të kaloni atë me shpejtësi të zakonshme mesatare, duke numëruar hapat.
Pas kësaj, përpjesëtoni distancën e kaluar në centimetra (1.000 ose 2.000) me numrin e hapave të bërë.
▪ Deri 70 hapa/min
Te njerëzit e shëndetshëm kjo shpejtësi praktikisht nuk ka kurrfarë efekti. U rekomandohet të sëmurëve, njerëzve të cilët këndellen pas infarktit të miokardit apo atyre të cilët vuajnë nga stenokardia e theksuar.
▪ 71 – 90 hapa/min., 3 – 4 km/h
U rekomandohet njerëzve me sëmundje kardiovakulare.
▪ 91 – 110 hapa/min., 4 – 5 km/h
Kjo shëtitje paraqet ngarkesë të dukshme të organizmit dhe u përshtatet të gjithë njerëzve të shëndetshëm.
▪ 111 – 130 hapa/min
Trening i shkëlqyeshëm për trup, mirëpo këtë shpejtësi, gjatë një kohe të gjatë, vështirë e përballojnë madje edhe njerëzit e shëndetshëm.
▪ Filloni me ngarkesë të vogël, duke kaluar gradualisht në ecje të gjatë dhe të shpejtë. Në fillim ngarkesa duhet të shtohet në harmoni me zgjatjen e shëtitjes, dhe pastaj me shtim të shpejtësisë. Ngarkesa duhet patjetër t’i përshtatet gjendjes suaj shëndetësore.
▪ Duhet patjetër të shëtisni rregullisht. Një trening në javë nuk do t’ju japë rezultat pozitiv. Nëse nuk keni mundësi të shëtisni çdo ditë, atëherë së paku 2 – 3 herë në javë. Mund të shëtisni në çfarëdo kohe të ditës, mirëpo vetëm pas 1 – 1,5 orë pas ngrënies.
▪ Është me rëndësi të mbani në mend që shëtitja shumë e ngadaltë në shtigje të shkurtra nuk jep rezultate të mira, ndërkaq tepër gjatë dhe e shpejtë, personit të papërgatitur mund t’i bëjë dëm. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame